VIDEO/ Plas sherri para ndeshjes, tifozët shqiptarë përleshen me ata polak. Ndërhyn policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2021 | 19:11

VIDEO/ Plas sherri para ndeshjes, tifozët shqiptarë përleshen me ata polak. Ndërhyn policia

Pak orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni, tifozë të dyja palëve janë bërë protagonistë të një sherri në sheshin ‘’Nënë Tereza’’.

perplajsa e tifozeve

Nga pamjet shikohet se si të dyja palët kanë formuar një grumbull të madh, ndërsa tifozë të tjerë shohin me vëmendje se çfarë po ndodh.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të rendit që kanë neutralizuar sherrin duke shuar menjëherë gjithçka.

Në stadium do të jenë zyrtarisht 750 tifozë polakë të cilët do të jenë të vendosur mbas porte, dhe sipër tyre do të jetë tifogrupi ‘’Plisat’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"