VIDEO/ Plas sherri në Francë, shikoni si zihen tifozët e PSG-së me ata të Galatasarait

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 20:05

VIDEO/ Plas sherri në Francë, shikoni si zihen tifozët e PSG-së me ata të Galatasarait

PSG-ja do të presë në shtëpi Gallatasarain ditën e sotme, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.200440

Tifozë të shumtë kanë udhëtuar nga Turqia, për të mbështetur ekipin e tyre në këtë transfertë të vështirë, ku shpresojnë në një rezultat pozitiv për të kapur të paktën vendin e tretë. Megjithatë pavarësisht se duhet edhe pak minuta të nisë ndeshja, tifozët e kanë nisur ndeshjen e tyre.

Tifozët e Gallatasarait janë përplasur fizikisht me ata të PSG-së, pikërisht në qendër të Parisit. Të dyja palët nuk i kanë kursyer grushtet në drejtim të kundërshtarit. Është dashur ndërhyrja e policisë, që situata të qetësohet disi, duke përdorur gazin lotsjellës.

Për më shumë shikoni pamjet e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"