VIDEO/ Plas polemika për tenisten 16-vjeçare, puthje në buzë dhe prekje të papërshtatshme nga i ati. Ajo çudit: Në Çeki nuk është problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 22:05

VIDEO/ Plas polemika për tenisten 16-vjeçare, puthje në buzë dhe prekje të papërshtatshme nga i ati. Ajo çudit: Në Çeki nuk është problem

Sara Beljek është tenistja më e re në moshë në këtë edicion të US Open. 16-vjeçarja çeke e cila shihet si një talent me shumë perspektivë, mori pjesë në turin e parë të turneut të famshëm, ku u eliminua nga rusja Samsonova. Por pamjet e saj në një nga fitoret në kualifikuese kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë kthyer në objekt polemikash.

asdasdasdasdds

Pas suksesit në kualifikuese, ajo shkon të përqafojë babain e saj. Ky i fundit, në mënyrë të çuditshme e puth në buzë adoleshenten dhe e godet në të pasme, njëlloj siç bën më pas edhe trajneri i tenistes.

Pamjet kanë qarkulluar në rrjet dhe kanë bërë që të shpërthejnë polemikat për këtë lloj sjellje, por vetë adoleshentja ka çuditur me deklaratat e saj. “E pashë videon dhe ishte një reagim spontan i të gjithë skuadrës, po festonim. Babai është babai im dhe gjithmonë do të jetë, dhe unë e njoh trajnerin që kur jam 8 vjeçe. Ai më fashon dhe më bën masazhet.

Nëse diçka e tillë do të ndodhte në Republikën Çeke, askush nuk do ta kishte problem. Por meqë jemi në Amerikë, të gjithë komentojnë për këtë”, tha adoleshentja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"