VIDEO/ Plas gallata në internet, arbitri bën “gafën” e shekullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2018 | 19:47

VIDEO/ Plas gallata në internet, arbitri bën “gafën” e shekullit

Shpeshherë kemi parë gafa të bëra në futboll me protagonistë lojtarët dhe gjyqtarët kryesorë me vendimet e marra. Megjithatë gafë si në rastin më të fundit nuk do iu kenë zënë sytë. Kësaj radhë protagonist bëhet arbitri anësor.

123456865

Gjatë një kundërsulmi të nisur nga një nga skuadrat e lojës, arbitri fillon të vrapojë për të ndjekur nëse do të kishte pozicion të parregullt. Kështu ai e ndjek aksionin, por pa e kuptuar është futur në fushën e lojës dhe më pas ka akorduar një pozicion të parregullt. Kaq ka mjaftuar që në rrjete sociale të fillojë gallata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"