VIDEO/ Plas gallata në fushë, ish-lojtari i Milanit harron numrin e fanellës dhe shkon për t’u zëvendësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 11:55

VIDEO/ Plas gallata në fushë, ish-lojtari i Milanit harron numrin e fanellës dhe shkon për t’u zëvendësuar

Ish-mesfushori i Milanit dhe aktual i Monakos, Timue Bakajoko ofroi një nga momentet më të bukura të kësaj fundjave, pasi harroj numrin e fanellës së tij, duartrokiti publikun dhe shkoi për t’u zëvendësuar, por në fund kujtoj se…. nuk ishte ai që duhej dalë nga loja.

bakajoko

Në ndeshjen e Monakos me Amiens, ish-mesfushori i Milanit, harroj që ka ndryshuar numër fanelle dhe tashmë ka atë me numrin 6.

Kur arbitri i katërt ngriti tabelën për t’u kryer zëvendësimi, ishte numri 14, Bakajoko duartrokiti publikun dhe u largua, por kur kuptoj gabimin që kishte bërë nisi të qeshte.

Kjo video është bërë virale në rrjet dhe ka shkaktuar jo pak të qeshura.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"