VIDEO/ Plas boksi në kampionatin francez, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq dy shokët e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 10:42

VIDEO/ Plas boksi në kampionatin francez, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq dy shokët e skuadrës

Një ngjarje shumë e çuditshme është regjistruar në kategorinë e parë franceze në sfidën me Quevillit dhe Okser, e cila përfundoi me rezultatin 4-1.

Zenka

Në minutën e 81-të, dy lojtarët e skuadrës mike, Polomat dhe Barreto, u zunë me grushta në mesin e fushës dhe u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, që situata të qetësohej.

Sherri

Në këtë moment gjyqtari francez, Mokhtari nuk i ka kursyer kartonat e kuq, duke i nxjerrë të dy futbollistët me karton të kuq. Një rast me të vërtet i rrallë në futbollin profesionist, që dy shokë skuadre të ndëshkohen me karton të kuq, pas zënkës me njëri-tjetrin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"