VIDEO/ Pjesë e Barcelonës që prej 2014-ës, Suarez largohet me lot në sy nga katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 21:50

VIDEO/ Pjesë e Barcelonës që prej 2014-ës, Suarez largohet me lot në sy nga katalanasit

Pjesë e Barcelonës që prej vitit 2014, por aventurës së Luis Suarezit tek katalanasit i ka ardhur fundi. Në filim u përfol se sulmuesi do transferohej tek Juventusi, por problemi i pasaportës pengoi gjithçka.

suarez

Tani uruguajani do kalojë tek Atletiko Madrid, ku thuhet se ka arritur marrëveshje personale. Sot Suarez nuk u paraqit në stërvitjen e Barcelonës, si për të konfirmuar largimin e tij.

Sulmuesi u pa të largohej nga qendra stërvitore me makinë, ku dukej mjaft i mallëngjyer dhe i përlotur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"