VIDEO/ Pjesa e dytë nis me vonesë në Apolonia-Tirana, probleme në stadium. Shikoni çfarë ndodh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 23:49

VIDEO/ Pjesa e dytë nis me vonesë në Apolonia-Tirana, probleme në stadium. Shikoni çfarë ndodh

Pjesa e dytë mes Apolonisë dhe Tiranës ka nisur me vonesë. Shkak për këtë është bërë një problem mbi tribunën qendrore, aty ku pjesa e sipërme që mbulon këtë tribunë, ka filluar të lëkundet, duke rrezikuar edhe një rënie të saj.

bandicam 2021-01-31 15-01-06-238

Shkak për këtë është bërë era e fortë e cila është prezente në Fier. Delegati i ndeshjes Besnik Çela, ka urdhëruar të largohen të gjithë personat që ndodheshin poshtë pjesës që lëkundej tenda, për të startuar më pas sfida, në mënyrë që të mos rrezikohen jetë njerëzish.

Menjëherë pas largimit të njerëzve, është dhënë “OK” për zhvillimin e sfidës dhe arbitri i ka dhënë startin pjesës së dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"