VIDEO/ Pista e Interlagos rezultoi tragjike për 23-vjeçarin, humbet jetën gjatë garave Superbike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 20:15

VIDEO/ Pista e Interlagos rezultoi tragjike për 23-vjeçarin, humbet jetën gjatë garave Superbike

Pista e Interlagos të garave “Superbike” ishte tragjike për Mateus Barbosa i cili ka humbur jetën pas humbjes së kontrollit të motorit të tij duke u përplasur me shtyllën tek barrierat jashtë piste.

matheus-barbosa-que-tinha-23-anos-1604862787180_v2_450x337

Ishin të kota ndërhyrjet e mjekëve pasi 23-vjeçari nga Anapolis ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta të marra. Në të njëjtin cirkuit ku vdiq Matheus Barbosa, vitin e kaluar u shënuan dy tragjedi të tjera: në prill viktima e Interlagos ishte Maursio “Linguiça” Padulete dhe në maj, një muaj më pas, bashkëkombasi Danilo Berto. Ndërsa një vit më parë, gjithnjë në Interlagos, humbi jetën si pasojë e aksidentit me barrierat mbrojtëse Rozherio Munuera.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"