VIDEO/ “Pirati” Muriqi nuk ka të ndalur, sulmuesi shqiptar i shënon dhe Realit të Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 14:24

VIDEO/ “Pirati” Muriqi nuk ka të ndalur, sulmuesi shqiptar i shënon dhe Realit të Madridit

Vedat Muriqi vazhdon të jetë protagonist për Majorkën, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe përballë Realit të Madridit.

bandicam 2023-02-05 14-19-02-663

Në minutën e 13’, pas një krosimi në zonë, sulmuesi 28-vjeçar kërceu për të arritur topin me kokë dhe për ta çuar në rrjetë, me portierin Lunin që nuk kishte ç’bënte tjetër vetëm ta shihte se si shkonte drejt portës.

Ky është goli numër 9 për Muriqin në kampionat dhe gjithashtu i dytë që i shënon Realit këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"