VIDEO/ Pësoi atak kardiak në fushë, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Hungarisë për Eriksenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 14:57

VIDEO/ Pësoi atak kardiak në fushë, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Hungarisë për Eriksenin

Kristian Eriksen mbajti gjithë botën e sportit në ankth ditën e shtunë, teksa pësoi atak kardiak në fushë, në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.

HUNGARI

Për fatin e mirë, gjendja e lojtarit tashmë është e qëndrueshme dhe po përpiqet për t’u rikthyer në normalitet. Të shumta ishin mesazhet mbështetëse për mesfushorin danez.

Së fundmi kanë qenë tifozët e Hungarisë, të cilët përpara ndeshjes me Portugalinë, në kor kanë thirrur emrin e Eriksenit. Një gjest shumë i mirë ky nga hungarezët, që tregojnë mbështetjen për mesfushorin e Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"