VIDEO/ Pështyu futbollistin e Gjermanisë, Holanda përjashton pa afat mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 13:59

VIDEO/ Pështyu futbollistin e Gjermanisë, Holanda përjashton pa afat mbrojtësin

Një incident jo i këndshëm ndodhi në ndeshje e ditës së premte mes Holandës U20 dhe Gjermanisë U20 që përfundoi në barazim 1-1.

426487_TS_15-10-18_2487309028_

Mbrojtësi i “tulipanëve”, Jordan Teze, pështyu futbollistin e Gjermanisë Salih Ozçan. 19-vjeçari nuk i shpëtoi kamerave, teksa videoja e tij u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pas këtij incidenti reagimi i Federatës Holandeze të Futbollit ishte i ashpër, teksa përjashtoi pa afat mbrojtësin që aktivizohet me PSV-në. Nuk mund të mungonte dhe një reagim i Teze, i cili e pranoi gabimin dhe kërkoi falje.

qsqq

Gabova dhe federata me të drejtë më pezulloi. Kërkoj falje dhe pranoj pasojat, nuk ka për të ndodhur më. Shpresoj të luaj sërish për Holandën, që të tregoj që kam nxjerrë mësime nga ky gabim idiot”, ishin fjalët e futbollistit holandez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"