VIDEO/ Pesë penallti të humbura, Akademia e Futbollit shpallet kampione e Kategorisë Superiore U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2021 | 23:20

VIDEO/ Pesë penallti të humbura, Akademia e Futbollit shpallet kampione e Kategorisë Superiore U-19

Akademia e Futbollit u shpall kampione Kategorisë Superiore për 19 vjeçarët duke triumfuar në finale përballë Shënkollit. 

bandicam 2021-05-30 19-08-37-020

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në stadiumin e Durrësit “Niko Dova” ndërmjet Shënkollit dhe Akademisë së Futbollit, teksa skuadrat i janë drejtuar 11-metërshave.
Ishte një ndeshje e luftuar teksa Përgjoni kaloi në avantazh lezhjanët në minutën e 9-të të takimit. Avantazhi i Shënkollit zgjati vetëm 6 minuta, ku Sinaj barazoi me një goditje të bukur me kokë pas një goditje nga këndi. Skuadrat ju drejtuan penalltive ku Akademia triumfoi pas 11-metërshave me rezultatin 3-1.

Ndërkohë vlen për tu përmendur fakti se në minutat e fundit të takimit në “Niko Dovana” ishte i pranishëm dhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja.


FT/ Shënkolli-Akademia e Futbollit 1-1

Përgjoni 9’/ Sina 15′

Penalltitë 

Shënkolli-Akademia e Futbollit 1-3

Shënkolli: Daia (nuk shënon), Preloshi (nuk shënon)  Përgjoni (shënon) Frroku (nuk shënon)

Akademia e Futbolli: Xhafa (shënon) Maja (shënon) Bardhi (nuk shënon) Kurti (nuk shënon) Buci (shënon)

FORMACIONET ZYRTARE

194037195_2850116731916284_6119309926934993379_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"