VIDEO/ Pesë orë fluturim, Kombëtarja zbarkon në Lituani me objektiv… “hakmarrjen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 17:43

VIDEO/ Pesë orë fluturim, Kombëtarja zbarkon në Lituani me objektiv… “hakmarrjen”

Pas humbjes turpëruese 0-1 ndaj Lituanisë në “Air Albania”, kombëtarja shqiptare ka zbarkuar në tokën lituaneze me objektivin e “hakmarrjes”, teksa do të zhvillojnë ndeshjen e katërt në këtë edicion të Ligës së Kombeve. 

jkhk-770x437

Kuqezinjtë sot përshkruan një tjetër distancë të largët, rreth 4852 kilometra. Ky fluturim, nga Almati për në Vilnus të Lituanisë, përshkon një distancë rreth 4852 kilometra dhe zgjati përafërsisht 5 orë pa ndalesë. Një fluturim i lodhshëm që kryhet gjatë paradites, për t’i lënë vend stërvitjes zyrtare në mbrëmje.

Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja edhe pse me shumë mungesa ku spikasin emrat e Roshit, Cikalleshit, Hysajt dhe Strakoshës dhe me lojtarë të afruar rishtazi në ekipit kombëtar A, kërkojnë revanshin për të synuar objektivin vendin e parë në grupin, i cili aktualisht është në baraspeshë totale.

Kujtojmë që Shqipëria ndeshet nesër me orën tonë lokale 18:00 në kryeqytetin lituanez Vilnus. Ashtu si në Kazakistan, edhe ndaj Lituanisë, kuqezinjtë do të luajnë në fushë me bar artificial.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"