VIDEO/ Pesë gola në finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana U-19 triumfon ndaj Shënkollit U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 2, 2020 | 0:18


VIDEO/ Pesë gola në finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana U-19 triumfon ndaj Shënkollit U-19

Tirana fiton për herë të parë në historinë e grupmoshës U-19 Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë mposhtën në finalen e zhvilluar në “Air Albania”, Shënkollin me rezultatin 3-2.

bandicam 2020-03-01 18-54-31-468

Triumf historik për bardheblutë e Bledar Devollit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, konkretisht në minutën e 60-të, ishte autogoli i Ukut që kaloi në avantazh bardheblutë. 8 minuta më vonë Elezi dyfishoi shifrat.

bandicam 2020-03-01 18-54-16-375

Në minutën e 71-të, bardheblutë kishin shansin ideal për t’i çuar shifrat në 3-0, por Stafa gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Skuadra e Shënkollit provoi të rihapte sfidën në minutën e 86-të, kur Marku shënoi në portën bardheblu. Vetëm 1 minuta zgjati festa e skuadrës së Shënkollit, teksa Stafa shënoi golin e 3-të.

Në fundin e lojës, Shënkolli shënoi edhe golin e dytë me anë të Hoxhës, duke bërë që takimi të përfundonte me rezultatin 3-2.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com