VIDEO/ Pesë gola dhe një asist, Mbape i pamëshirshëm ndaj skuadrës së… kategorisë së gjashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 23:22

VIDEO/ Pesë gola dhe një asist, Mbape i pamëshirshëm ndaj skuadrës së… kategorisë së gjashtë

PSG ka shpartalluar me rezultatin 0-7 modestët e Pajs de Kasel, në sfidën e vlefshme për raundin e 1/16-ave të Kupës së Francës. Skuadra që militon në kategorinë e gjashtë francezëve, ishte e pafuqishëm përballë Mbape, Nejmar & CO.

mbape nejmar

Protagonisti absolute i mbrëmjes së sotme ishte padyshim ylli Kilian Mbape, i cili realizoi plot 5 gola dhe një asist. Dy golat e tjerë të sfidës i realizuan Nejmar dhe Soler. Pavarësisht se përballë kishin një skuadër modeste, trajneri i PSG-së, Galtier, nuk i kurseu disa nga yjet, duke i hedhur në fushë.

Vlen të theksohet fakti se dueli mes skuadrës së kategorisë së gjashtë dhe gjigantëve francezë u zhvilluar në stadiumin “Bollaert-Delelis” të Lens.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"