VIDEO/ Peruja dhe Kolumbia “bien dakord” që të lënë Kilin jashtë Botërorit 2018

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 16:36

VIDEO/ Peruja dhe Kolumbia “bien dakord” që të lënë Kilin jashtë Botërorit 2018

Një episod jo i këndshëm ka ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për eliminatoret e Rusi 2018, në zonën e Amerikës Latine.

falcao

 

Teksa Kili po mundej nga Brazili, dhe e shihte veten jashtë Botërorit, dy skuadrave që po luanin në të njëjtën orë, Perusë dhe Kolumbisë, i mjaftonte të dyja nga një pikë, që të kualifikoheshin për në Kupën e Botës.

yimmi

Mediat kanë pikasur lojtarin e Kolumbisë Çara, që u fut në lojë në minutën e 85-të, teksa flet me Falkaon sapo futet në fushë, dhe më pas është Falkao që flet me lojtarët e ekipit të Perusë, për ta lënë ndeshjen në barazim.

falcao2

Barazimi i vlente të dyja ekipeve, dhe tashmë Kolumbia kualifikohet direkt për në Rusi, ndërsa Peruja e renditur në vendin e 5-të, do të luajë në fazën “play-off”. Fotot dhe videot e mëposhtme tregojnë më mirë situatën e krijuar. Fjalët janë të pakta në këtë rast…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"