VIDEO/ Përshëndetje speciale për Shqipërinë, shikoni çfarë bën boksieri Xhoshua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 23:00

VIDEO/ Përshëndetje speciale për Shqipërinë, shikoni çfarë bën boksieri Xhoshua

Një video e boksierit me famë botërore Entoni Xhoshua, është duke bërë xhiron e internetit. Anglezi shfaqet në një nga rrugët e Londrës, teksa bën me duar simbolin e shqiponjës në nderim të popullit shqiptar.

Collage Maker-25-Jun-2022-10.58-PM

Xhoshua do të ndeshet në muajin gusht me ukrainasin Usyk për të rifituar brezin e humbur.  Ndeshja, sipas asaj që raportohet në mediat britanike, pritet të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Një marrëveshje prej 120 milionë dollarësh do t’i çojë kështu 2 boksierët të diskutojnë titullin kampion në Arabi, ndryshe nga takimi i parë që u zhvillua në Londër.  Anglezi që po stërvitet prej muajsh për këtë sfidë, jeton në Londër ku është njohur dhe ka zënë miqësi edhe me shumë shqiptarë. Për më tepër shikoni videon kur kampioni i ringut formon me duar shqiponjën dy krenare dhe dëgjohet duke thënë fjalën: “Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"