VIDEO/ Përsëritet ndeshja që nuk e harrojnë të gjithë shqiptarët, Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës përballet me Serbinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 19:36

VIDEO/ Përsëritet ndeshja që nuk e harrojnë të gjithë shqiptarët, Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës përballet me Serbinë

Përsëritet sfida mes Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit kundër Serbisë, të cilat do të përballen në sfidën e fundit në grupe që pritet të jetë vendimtare për progresin e tyre.

xhaka-shaqiri

Shorti i grupeve i ka vendosur të dyja kombëtaret në grupin G së bashku me Brazilin dhe Kamerunin.

Kjo do të jetë përballja e dytë rresht ne botëror mes 2 ekipeve, ku ndeshja e parë që u zhvillua në Botërorin Rusi 2018 përfundoj me rezultatin 1-2 në favor të Zvicrës, me dy golat e sfidës që u shënuan nga futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndeshja kujtohet për rezultatin historik dhe festimet me motivin e shqiponjës së krijuar me duar nga 2 lojtarët, festime që u shoqëruan me sanksione nga ana e UEFA-s.

LEXO EDHE: Përfundon shorti i Botërorit/ Grupi i “ferrit” përmban Spanjën dhe Gjermaninë, Argjentina dhe Franca peshkojnë sfida të lehta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"