VIDEO/ Përsëritet historia në NBA, sërish “luftë e egër” në një ndeshje basketbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 9:15

VIDEO/ Përsëritet historia në NBA, sërish “luftë e egër” në një ndeshje basketbolli

Një natë pas përleshjes së jashtëzakonshme mes Dillon Bruks dhe Donovan Mitchell në Cavaliers-Grizzlies, historia u përsërit edhe në ndeshjen midis Orlando Magic dhe Minnesota Timberwolves, që përfundoi me një fitore për Magic (127-120).

Collage Maker-04-Feb-2023-09.09-AM

“Protagonistët” këtë here ishin Mo Bamba nga Orlando dhe Austin Rivers nga “Uolves”. Ata filluan të grushtohen me njëri-tjetrin, teksa më pas u përfshinë lojtarët e tjerë dhe personat e sigurimit

Sherri përfundoi me nxjerrjen jashtë të pesë lojtarëve, jo vetëm Bamba dhe Rivers, por edhe Jaden McDaniels dhe Taurean Prince të Timberwolves dhe Suggs të Magic.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"