VIDEO/ Përsëri pak minuta në fushë me Metz, por Skuka jep spektakël me driblime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 23:12

VIDEO/ Përsëri pak minuta në fushë me Metz, por Skuka jep spektakël me driblime

Xhuliano Skuka po fiton pak nga pak minutat me skuadrën e Metz, ku u transferua vetëm disa ditë më parë. Ish-sulmuesi i Partizanit, u aktivizua edhe sot në ndeshjen që Metz fitoi me shifrat 2-0 ndaj Amiens në transfertë.

bandicam 2023-02-06 22-25-51-265

Në ndeshjen e mëparshme Skuka luajti 8 minutat e fundit, ndërsa në të sotmen u aktivizua vetëm në minutën e 83-të të sfidës. Ai u mundua të tregonte cilësinë e tij dhe ndonëse nuk ia doli të ishte para portës për të rrezikuar, ndihmoi ekipin që të mbante topin për të shmangur sulmet e fundit të skuadrës vendase që synonte të rihapte ndeshjen.

Ai e bëri mirë një gjë të tillë dhe meritoi duartrokitjet e publikut për një driblim në mesfushë, ku shmangu tre futbollistë para se të rrëzohej me faull nga kundërshtarët që nuk gjetën mënyrë tjetër për ta ndalur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"