VIDEO/ Përplasje e frikshme në turin e Polonisë, çiklisti në koma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 16:25

VIDEO/ Përplasje e frikshme në turin e Polonisë, çiklisti në koma

Gjatë turit të Polonisë ka ndodhur një aksident i frikshëm. Shumë pranë vijës së finishit Fabio Jakobsen u përplas me Dilan Gornengen.

fabio jakobsen

Përplasja ishte e fortë dhe dërgoi Jakobsenin jashtë pistës. Si pasojë e përplasjes në aksident u përfshinë edhe çiklistë të tjerë. Kjo përplasje ka qenë me pasoja të rënda për Jakobsen, pasi çiklisti po lufton me jetën pasi ka pësuar traumë në kokë.

Çiklisti ndodhet në koma.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"