VIDEO/ Përplasje e frikshme në pistë, piloti transportohet me urgjencë në spital dhe futet në sallën e operacionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2021 | 16:26

VIDEO/ Përplasje e frikshme në pistë, piloti transportohet me urgjencë në spital dhe futet në sallën e operacionit

Një përplasje e frikshme ka ndodhur ditën e sotme në Moto GP3 në “Grand Prix” të Italisë në Mugello.

pjimage (30)

Piloti zviceran Xhejzon Dupaskier, u përfshi në një aksident së bashku me dy pilotë të tjerë. Ky moment ngjalli panik tek të gjithë, me mjekët që i dhanë pilotëve ndihmën e parë. Dupaskier mbeti pa ndjenja në fushë dhe u transportua menjëherë me urgjencë në spital, me helikopter.

Piloti është futur në sallën e operacionit, nga sa raportohet dhe do i nënshtrohet një ndërhyrje neokirurgjikale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"