VIDEO/ Përplasja mes Loris dhe Son, dalin pamjet dhe zbulohet arsyeja e sherrit mes 2 lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 13:53

VIDEO/ Përplasja mes Loris dhe Son, dalin pamjet dhe zbulohet arsyeja e sherrit mes 2 lojtarëve

Situata te Totenhemi kohët e fundit nuk është aspak e qetë, teksa kjo u duk qartë edhe në ndeshjen ndaj Evertonit.tott-600x358

Ndeshja u mbyll me fitoren e skuadrës së Murinjos 1-0, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë diçka tjetër.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat kanë kapur një moment kur Hugo Loris është përplasur me shokun e skuadrës, Heung Min-Son. Është dashur ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës, që sherri mos degradojë më tej.

Është zbuluar edhe shkaku i kësaj përplasje, e cila ka të bëjë me një aksion ku Son e la kundërshtarin të kalojë dhe nuk e ndoqi për të bërë presion, diçka që e ka nervozuar së tepërmi portierin Loris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"