VIDEO/ Përplasja e frikshme me tabelën e reklamave, futbollisti i Bylisit dërgohet me ambulancë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 0:35

VIDEO/ Përplasja e frikshme me tabelën e reklamave, futbollisti i Bylisit dërgohet me ambulancë në spital

Pjesa e dytë e sfidës mes Laçit dhe Bylisit, ka nisur me një incident të frikshëm. Futbollisti i skuadrës ballshiote, Edison Ndreca, humbi ekulibrin në minutën e 46-të të ndeshjes dhe u përplas me tabelën e reklamave mbrapa portës, duke dëmtuar keq krahun.

bandicam 2020-02-12 14-33-48-979

Në këtë moment u desh ndërhyrja e stafit mjekësor, ndërkohë që futbollisti u transportua menjëherë drejt spitalit të Laçit me ambulancë, pasi dëmtimi ishte tepër serioz.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"