VIDEO / Përmbysje të pabesueshme dhe supergola, Tirana mund kampionët dhe arratiset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 0:40

VIDEO / Përmbysje të pabesueshme dhe supergola, Tirana mund kampionët dhe arratiset

Tirana ka mundur sot me shifrat 3-2 Teutën dhe ka marrë e vetme kreun e renditjes në Superiore me një përmbysje shumë emocionuese.

ttttt

Bardheblutë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, me një gol të shpejtë të Xhixhës pa mbaruar minuta e parë e duelit. Ata kishin mundësinë edhe të dyfishonin shifrat me sulmuesin por shpërdoruan disa mundësi të mira, ndërsa Teuta i goditi me rastin e parë që krijoi.

Xhixha vazhdoi festivalin e rasteve të shpërqendruar dhe në pjesën e dytë, bardheblutë u goditën nga autogoli i  Najdovskit. Por vetëm 2 minuta më vonë shifrat u barazuan përsëri, kur Totre mposhti Qirkon.

Durrsakët u munduan të shtonin forcën në sulm, por u goditën përsëri nga bardheblutë, këtë herë nga goditja e dënimit perfektë e Limajt. Më pas, Tirana mendoi për të administruar rezultatin dhe nuk i la hapësira sulmit të rrezikshëm të kampionëve. Duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme që e lejojnë të shkojë e qetë në derbin e javës së ardhshme.

TEUTA-TIRANA 2-3
16′ Ivanoviç, 49′ (ag) Najdovski / 1’ Xhixha, 51′ Totre, 64′ Limaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Tiranës.

90’+1’ Harkim I Xhekson nga e majta, topi shkon te Zogaj i cili provon menjëherë të gjuajë në kuadrat, pro në devijim i dyfishtë bën topin të parrezikshëm për Bekajn i cili kontrollon.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Lëvizjet e fundit të Teutës janë aktivizimi i Zogajt dhe Kapllanit për E. Vilën dhe Kumbemba.

87’ Limaj ndal Vilën dhe ndëshkohet edhe ai me karton të verdhë.

85’ Ngo merr me forcë një goditje nga këndi në dyluftim me Ivanoviç, por pastaj  shtyn mbrojtësin. Jorgji lejon lojën të vazhdojë dhe VAR nuk ndërhyn.

85’ Pas një goditje dënimi, dalja e pasigurt e Bekajt çon topin te Akuah, mesfushori gjuan nga jashtë zonës, por fluturon sferën mbi traversë.

84’ Totre i lë vendin në fushë Kukës për të freskuar mesfushën e bardhebluve.

83′ Karton i verdhë edhe për Najdovskin.

82’ Minuta edhe për Ngo, i cili merr vendin e Xhixhës për të ndihmuar bardheblutë në goditjet standarde.

77’ Top i gjatë i Aleksit nga prapavija për Kumbemba, prapavija e bardhebluve largon sferën jo pa vështirësi.

74’ Ismajlgeci merr vendin e Përgjonit, i cili ka probleme fizike.

74’ Gjorgiev merr vendin e Todorovskit në fushën e lojës, duke shtuar forcat në repartin e avancuar për durrsakët.

69’ Goditje dënimi për Tiranën. Totre harkon në zonë për Behiratçe i cili devijon para portës por Qirko bën mrekullinë duke devijuar sferën mbi traversë.

66’ Lëviz menjëherë Martini, duke aktivizuar Lorenco Vilën në vend të Plakut.

64’ Supergol i LImajt me goditje dënimi, Tirana përsëri në avantazh.


62’ Kartoni i parë i verdhë është i Ruben Akuah.

55’ Hoxhallari kërkon ndihmën e stafit mjekësor. Pas dy minutash jashtë, ai kthehet përsëri në fushën e lojës.

51’ Barazohet shpejt dueli. Këtë herë është Totre i cili çon sferën në rrjetë pas një përgjumje të mbrojtjes dhe pasimit të artë të Seferit.

49’ Teuta në avantazh. Këtë herë është një autogol i Najdovskit pas një pasimi në qendër të Akuah.

47’ Dy sugjerime radhazi të Totre për Xhixhën e Seferin ndalen në momentet vendimtare nga Selmani e Ivanoviç, të cilët evitojnë situata të rrezikshme para Qirkos.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Tirana, pasi Seferi merr vendin e Hotit.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë në barazimin 1-1.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

40’ Totre merr topin në mesfushën kundërshtare, por pastaj vonohet dhe nuk përfiton nga një situatë katër kundër katër para zonës së Teutës, duke i dhënë mundësinë mbrojtjes të largojë rrezikun.

35’ Aksion spektakolar i Teutës me Kallakun që jep një asist të shkëlqyer për Vilën. Ky i fundit fluturon sferën mbi traversë, por ndërkohë sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

31’ Sulmuesit të Tiranës i shfaqet mundësia ideale për të shënuar golin e dytë. Harkimi nga thellësia e gjen atë në pozicion para Qirkos, por goditja e tij përfundon në trupin e portierit e më pas Përgjoni dërgon sferën jashtë me një gjuajtje të gabuar.


30’ Tjetër kundërsulm me Xhixhën në krahun e majtë, ai nuk merr topin siç duhet dhe humb një mundësi të artë për të gjuajtur.

30’ Toshevski fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe gjuan drejt portës, por sfera përfundon bë duart e Qirkos.

25’ Skuadra e Teutës ka qarkullim të gjatë të topit, duke kërkuar të gjejë një të çarë, ndërsa Tirana është e mbledhur mbrapa, me kundërsulmet e shpejta të Xhixhës që duket se janë taktika e zgjedhur nga Shehi në këtë sfidë.

20’ Ka rënë pak ritmi i çmendur i minutave të parë pas golit të durrsakëve, me skuadrat që tashmë lejojnë më pak hapësira.

16’ Rikthehet barazia në fushë. Pas një goditje dënimi të Kallakut, Ivanoviç me kokë çon sferën në rrjetë.

11’ Xhixha duket i pandalshëm në krahun e majtë me shpërthime të vazhdueshme në kundërsulm,. Një i tillë e nxjerr atë para Qirkos, por sinjalizohet për pozicion jashtë loje.

9’ Kallaku mundohet të barazojë shifrat me një gjuajtje nga distanca, por pa gjetur kuadratin e bardhebluve.

5’ Tjetër mundësi e Tiranës me Xhixhën i cili fiton një duel me Qirkon, por është Selmani i cili në momentin e fundit ndërhyn për t’i hequr topin pa rrezikuar golin e dytë.

1’ Xhixha tund rrjetën me një aksion të shpejtë të Tiranës që gjen durrsakët të përgjumur. Sulmuesi humb një duel me Qirkon fillimisht, por më pas, kur portieri grushton nëj gjuajtje të Najdovskit, ai është aty për të shtyrë sferën në rrjetë. 0-1.


1’ Nis ndeshja në Elbasan.

Teuta: Qirko, Todorovski, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Aleksi, Akuah, E. Vila, Kallaku, Plaku, Kumbemba. Trajner: E. Martini

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj, Totre, Hoti, Xhixha. Trajner: O. Shehi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"