VIDEO/ Përmbysje spektakolare, Interi marshon me Lukakun. Bind edhe Roma, ja të gjitha rezultatet dhe golat
U luajtën në orën 15:00, katër sfidat e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte në “San Siro” në përballjen mes Interit dhe Torinos.
Zikaltërit e Antonio Kontes, arritë të përmbysnin disavantazhin 0-2, duke shënuar plot 4 gola në harkun kohor të 30 minutave. Zaza në fundin e pjesës së parë dhe Ansaldi nga pika e bardhë e penalltisë, tronditën fillimisht Interin, ndërkohë që Sançez dhe Lukaku vendosën menjëherë baraspeshën në minutat 64 dhe 67-të.
Belgu nuk u mjaftua me kaq teksa në minutën e 84-t, kaloi në avantazh skuadrën e tij, duke shndërruar në gol një 11-metërsh. Për të vulosur këtë përmbysje mendoi Lautaro Martinez, i hedhur nga stoli, i cili në minutën e 90-të, pas asistit të Lukakut, tundi rrjetën.
Në sfidat e tjera, Roma mposhti Parmën 3-0. Vlen të theksohet se të 3 golat për kryeqytetasit u shënuan në pjesën e parë. Fitore e artë edhe për Sasuolon në transfertë ndaj Veronës 0-2. Teksa Sampdoria regjistroi një tjetër hap fals, ku u mund nga Bolonja me përmbysje 1-2.
FT| INTER-TORINO 4-2
Sançez 64′, Lukaku 67′, 84′ (p), Martinez 90′ / Zaza 45+2′ , Ansaldi 62′ (p)
FT| ROMA-PARMA 3-0
Majoral 28′, Mikitarjan 32′, 40′
FT| SAMPDORIA-BOLONJA 1-2
Thorsbi 7′ / Rexhini 44′ , Orsolini 52′
FT| VERONA-SASUOLO 0-2
Boga 42′ , Berardi 76′
PAORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"