Postuar: Prill 8, 2021 | 23:28
VIDEO/ Përmbysje spektakolare e Romës, Arsenali e pëson në fund. Junajtid nuk zhgënjen, ja rezultatet
Janë luajtur 4 ndeshjet e para për çerekfinalet e Ligës së Europës, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet pozitive.
Roma ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, teksa ka mposhtur me përmbysje Ajaksin, me rezultatin 1-2. Holandezët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, por në pjesën e dytë verdhekuqtë përmbysën gjithçka, me golat e Pelegrinit dhe Ibanjezit.
Arsenali është shtangur në shtëpi nga Slavia Pragë, ku aktivizohet edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olanka. Londinezët zhbllokuan sfidën në minutën e 86’, teksa kaluan në avantazh me Pepe, por çekët barazuan shifrat në minutën e 94 me Holes.
Mançester Juanjtid nuk ka zhgënjyer në transfertë ndaj Granadës, teksa ka triumfuar me rezultatin 0-2, falë golave të Rashford dhe Brunio Fernandesh.
Fitore ka korrur edhe Vijareali, që ka mposhtur mimimalisht Dinamon e Zagrebit në transfertë.
REZULTATET:
Ajaks-Roma 1-2
Klase 39’/ Pelegrini 57′, Ibanjez 87′
Arsenal-Slavia e Pragës 1-1
Pepe 86’/ Holes 94′
Granada-Mançester Junajtid 0-2
Rashford 31′, B. Fernandesh 89′
Dinamo Zagreb-Vijareal 0-1
Moreno 44′
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
