VIDEO/ Përmbysje spektakolare e Akhmatit, Roshi i jep asist Bernard Berishës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:46

VIDEO/ Përmbysje spektakolare e Akhmatit, Roshi i jep asist Bernard Berishës

Akhmat Grozni ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, Odise Roshi dhe Bernard Berisha, e ka rinisur në mënyrën më të mirë kampionatin pas pezullimit për shkak të koronavirusit.

ROSHI-BERISHA

Skuadra e tyre ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje në transfertë ndaj Krylya Samara, që është dhe rivalja direkt për mbijetesë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, ndërkohë që në të dytë Akhmati përmbysi gjithçka duke shënuar plot 4 gola, ku protagonist në golin e katërt në minutën e 69-të ishin edhe 2 futbollistët shqiptarë. Roshi shpërtheu bukur nga e djathta dhe pasoi për Berishën, i cili nuk fali me portën e boshatisur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"