VIDEO/ Përmbysje për “infarkt” nga Lokomotiva e shqiptarëve në minutën e 97-të, Tuci protagonist me një supergol
Lokomotiva e Zagrebit ia ka dalë të mposhtë Hajdukun, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për Hajdukun, të cilën dënuan dy herë në minutat 3’ dhe 36’, teksa në minutën e 47’ Kolinger shënoi për Lokomotivën e shqiptarëve.
Ishte pikërisht një shqiptar që shënoi golin e barazimit. Indrit Tuci në minutën e 66’ shënoi për ekipin e tij një supergol, duke i çuar të gjithë në festë, madje edhe tifozët të cilët ishin lejuar të ishin të pranishëm në stadium.
Ndërkohë që Tucit vetëm pak minuta se të shënonte golin, i ishte anuluar një gol tjetër, për shkak se arbitri e kishte quajtur si pozicion jashtë loje.
Lokomotiva ia ka dalë të përmbysë rezultatin, teksa Kolinger ka gjetur golin e përmbysjes në minutën e 97’. Me këtë fitore Lokomotiva e shqiptarëve shkon në kuotën e 53 pikëve, duke kaluar pikërisht Hajdukun dhe tashëm renditen të dytët pas Dinamo Zagrebit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"