VIDEO/ Përmbysje për “infarkt”, Lushnja mposht Besën dhe marshon drejt kreut të grupit B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 15:57

VIDEO/ Përmbysje për “infarkt”, Lushnja mposht Besën dhe marshon drejt kreut të grupit B

U zhvillua ditën e sotme, kryendeshja e javës së tretë në grupin B të Kategorisë së parë, mes Lushnjës dhe Besës, që u mbyll në fitoren 3-2 të vendasve me një përmbysje dramatike.

bandicam 2019-09-28 15-50-49-796

Në një takim që kishte pritshmëri të mëdha mes dy ekipeve pretendente, edhe spektakli nuk mungoi, mes plot 4 golave. Ndeshja filloi në malore për lagunarët, teksa që në minutën e tretë, u ndëshkuan me penallti nga Alked Çelhaka. Më tej, në minutën e 19-të, ishte Cara që shënoi edhe të dytin për kavajasit.

lushnjaa

Por, lushnjarët nuk ishin dorëzuar kurrsesi, duke pasur edhe shumë minuta para. Përmbysja e madhe nisi në minutën e 25-të, ku Mikel Canka ngushtoi shifrat, dhe ndezi shpresat e ekipit të Gjylës.

Teksa minutat kalonin, ekipi i Gugash Maganit, po rezistonte, por dy goditjet e këndit në minutat e fundit të lojës rezultuan fatale. Në fillim, në minutën e 87-të, ishte sërish me kokë Canka, që barazoi takimin.

Gjithçka dukej se po përfundonte në barazim, por në minutat shtesë, sërish nga një goditje këndi, ishte Ibrahimllari, që me kokë çoi topin në fundin e rrejtës, dhe Lushnja përmbysi gjithçka në 3-2. Pas kësaj ndeshje, Lushnja e sheh veten në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa mbetet në kuotën e 4 pikëve Besa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"