VIDEO/ Përmbysje në minutat e fundit, Kosova gjen fitoren pas 1 viti e gjysmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 21:31

VIDEO/ Përmbysje në minutat e fundit, Kosova gjen fitoren pas 1 viti e gjysmë

Kosova ka gjetur fitoren, edhe pse në një ndeshje miqësore, pas plot 1 viti e gjysmë. Ndeshja me Letoninë, përfundoi me shifrat 4-3, dhe vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, Kosova kaloi për herë të parë në avantazh gjatë ndeshjes, gol nga Halimi që i dha edhe fitoren.

kosove letoni

Pjesa e parë u mbyll në një barazim 2-2 emocione, dhe me 4 gola në total. Në të dytën, miqtë kaluan përsëri në avantazh, por teksa loja po shkonte drejt fundit, ishte një gol i Rashanit, dhe rrjeta në sekondat e fundit e Halimit, që i dhanë fitoren Kosovës.

kosovar

Fitorja e fundit datonte në 3 qershor 2016, në një miqësore me Ishujt Faroe, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 2-0. Kjo ishte fitorja e parë edhe për trajnerin e përkohshëm të Kosovës, Muharrem Ahmeti. Federata Kosovare po punon për të gjetur emrin e ri të stolit.

kosovaa

 

MINUTE PAS MINUTE

90+4’ Kosova përmbys rezultatin në minutat e fundit. Halimi shënon golin vetëm pas sekonda para se të mbyllej sfida, nga pranë portës.

86’ Kosova shënon golin e tretë, dhe të barazimit. Elbasan Rashani, i futur në fushë pjesën e dytë, shënoi golin që barazoi shifrat për herë të tretë.

 

61’ Kluskins shënon golin e dytë personal, si dhe të tretin për kombëtaren e tij. Letonia përsëri në avantazh. 2-3

45’ Kosova shënon golin e dytë dhe të barazimit, me Vedat Muriqin. Goli erdhi përsëri pas një goditje me kokë, pas harkimit nga goditja e këndit.

muriqi

 

30’ Letonia shënon me Sabala, pas një pasigurie në portë nga ana e portierit Ujkani. 1-2

13’ Rrahmani barazon brenda dy minutave, pas një harkimi të gjatë të Bernard Berishës, mbrojtësi godet saktë me kokë për në portë.

 

 

11’ Shënon Letonia me Kluskins.

 

Kosovë 2-3 Letoni

Rrahmani 13’, Muriqi 45′ / Kluskins 11’, 61′, Sabala 30′

FORMACIONET ZYRTARE:

 

Kosova: (4-2-3-1): Ujkani, Aliti, Dallku, Rrahmani, Vojvoda,Kryeziu, V.Berisha, Rashica,Halimi, B.Berisha, Muriqi

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"