VIDEO/ Përmbysje gjigande e Kukësit, Partizani “çahet” për 4 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 19:59

VIDEO/ Përmbysje gjigande e Kukësit, Partizani “çahet” për 4 minuta

Kukësi ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-3 në kryendeshjen e javës së 20-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë kaluan në avantazh të parët në minutën e 43-të, ndërsa kampionët përmbysën rezultatin në harkun e katër minuta. Me golat e Gurit dhe Rustem Hoxhës. Në sekondat e fundit të lojës, sulmuesi shkodran shënoi edhe golin e tretë duke i vënë kapak triumfit.

Partizani

 

Me këtë fitore, Kukësi u ngjit në vendin e tretë në kuotën e 32 pikëve, ndërsa partizani mban vendin e 6-të me 28 pikë. Në sfidën e radhës të kuqtë do të udhëtojnë drejt Korçës për t’u ndeshur me Skënderbeun, ndërsa Kukësi do të presë Laçin.

Ndeshja

Partizani – Kukësi 1-3

Gojkoviç 43’/ Guri 66′, 90+5′, Hoxha 70′

MINUTË PAS MINUTE

Ka përfunduar takimi. 

90+5′ GOOOOL Kukësi 1-3. Kundërsulm i shpejt i verilindorëve, Guri i vetëm përballë portierit Hoxha, ka trefishuar rezultatin. 

90+3′ Bakaj ndëshkohet me karton të kuq, për ofendime ndaj tifozerisë vendase pas zëvendësimit.

90+1′ Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet Bakaj në fushë Balde.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ Eni Imani ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Labinot Ibrahimi ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kalesë.

79′ Partizani gjen golin e barazimit me Bardhin, por për asistentin Rexha kemi të bëjmë me pozicion jashtëloje. Protestojnë ashpër lojtarët e kuqë.

70′ GOOOL Kukësi. Mbrojtësi Rustem Hoxha ka realizuar për miqtë duke përmbysur rezultatin, pas krosimit të Kale, ka goditur fuqishëm me kokë, duke tundur rrjetën e Alban Hoxhës. 

66′ GOOOL Kukësi. Sidrit Guri ka barazuar shifrat, duke goditur saktë me kokë pas krosimit nga këndi të Bakajt. Gol identik si ai i Partizanit.

65′ Mesfushori serb Kulum ndëshkohet me karton me karton të kuq. Ndërkohë ka pasur minuta tensioni mes Asanit dhe Bakaj.

59′ Zëvendësim i parë te Kukësi, largohet Ethemi në lojë Shkodra.

55′ Një gafë në mbrojtje e Rustem Hoxhës, i cili për pak sa nuk i dhuron golin e dytë Partizanit, por Bardhi e ka tepruar me mbajtjen e topit.

54′ Një tjetër rast i mirë për Partizanin, pas një krosimi të Asanit, topi shkon te Bardhi, i cili nuk mund ta devijojë dot, për ta dërguar në rrjetë.

54′ Rrumbullaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

53′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Asani, por topi devijohet në murin mbrojtës.

46′ Sulejmani provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Ka startuar pjesa e dytë, Kukësi në sulm, në kërkim të golit të dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Partizani-Kukësi 1-0

45′ Akordohet 1 minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.

43′ GOOOOOL Partizani 1-0. Mbrojtësi boshnjak Renato Gojkoviç, ka realizuar me kokë, pas një topi të krosuar nga goditja e këndit. 

40′ Kundërpërgjigjet Partizani me mesfushorin Kulum, gjuajtja e serbit përfundon jashtë kuadratit.

35′ Ethemi provon me të majtën pas një harkimi në zonë, pret sërish Hoxha.

33′ Guri provon me një gjuatje të rrezikshme nga jashtë zonës, por reagon mjaft mirë Alban Hoxha.

31′ Një tjetër rrezik në portën e Partizanit, por portieri Hoxha, është treguar i vëmendshëm duke larguar topin.

28′ Mbrojtësi i Partizanit, Blerim Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Bakaj provon me një top të befasishëm brenda zonës, por gjuajtja ka përfunduar në duart e portierit Hoxha.

15′ Kukësi mbetet sërish në sulm. Rrumbullaku provon me një gjuajtje të fuqishme me trinë, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

13′ Goditje dënimi për Kukësin. Porovon Elis Bakaj me një gjuajtje por topi përfundon mbi traun e portës.

11′ Një tjetër mundësi e shkëlqyer për Partizanin, por reagon mjaftë mirë Koliçi, duke u zgjatur dhe duke larguar topin në këndore.

10′ Shkëndija e parë e sulmit të Partizanit. Asani gjuan nga jashtë zonë, topi pritet nga portieri Koliçi.

8′ Provon edhe Bakaj nga jashtë zonës, por pa problem për Hoxhën.

7′ Eni Imami lëshon një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës, por goditja ka qenë qendrore dhe ka përfunduar në duart e Hoxhës.

4′ Një aksion i shpejt i Partisanit me Malën, por kanë ndërhyrë në momentin e fundit, mbrojtësit e Kukësit.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”. Kukësi luan topin e parë nga qendra.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Sulejmani (Kardozo 73′), Kulum, Mala (Ramadani 85′), Asani, Bardhi, Abdurahimi (Atanda 68′) Trajner: Klevis Dalipi
Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Imami, Dzaria, Ethemi, (Shkodra 58′) Bakaj, Kale (Idrizi86′), Guri. Trajner: Peter Pacult

Gjyqtar: Kridens Meta (Tiranë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"