VIDEO/ Përmbysje emocionuese e Apolonisë, Luzi 2008 likuidon me lehtësi Lushnjën. Ja rezultatet dhe golat në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2023 | 16:58

VIDEO/ Përmbysje emocionuese e Apolonisë, Luzi 2008 likuidon me lehtësi Lushnjën. Ja rezultatet dhe golat në Kategorinë e Parë

U luajtën mesditën e sotme, dy sfidat e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë së Parë, teksa të dyja skuadrat vendase arritën të arkivonin 3 pikë të arta. Apolonia e Dovedan përmbysi me rezultatin 2-1 Burrelin në një sfidë tepër emocionuese, teksa të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë.

JKFNF

Ndërkohë në duelin tjetër, atë mes Luzit 2008 dhe Lushnjës, vendasit arritën të fitonin me lehtësi, në një duel të dominuar totalisht nga Luzi, teksa miqtë ishin thuajse inekzistentë duke krijuar shumë pak raste të rrezikshme në portën respektive.

Luzi dhe APolonia

Me këto triumfe të regjistruar ditën e sotme, Apolonia dhe Luzi u ngjitën përkohësisht në vendin e 5-të dhe të 7-të me 31 dhe 29 pikë.

REZULTATET

APOLONIA-BURRELI 2-1

Eneh 79′, Gjata 90′ / Koleci 77′

LUZI 2008-LUSHNJA 2-0

Treni 8′ , Gjinaj 49′

GOLI I GJINAJT:

GOLI I TRENIT:

FORMACIONET ZYRTARE

APOLONIA-BURRELI

AP BURR

LUZI 2008-LUSHNJALUZ LUSHNJAPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"