VIDEO / Përmbysje e madhe në Beograd, Dinamo e Kievit merr “arratinë” në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 23:27

VIDEO / Përmbysje e madhe në Beograd, Dinamo e Kievit merr “arratinë” në krye

Dinamo e Kievit ka arritur një fitore të madhe në transfertë ndaj Partizanit të Beogradit, duke bërë një përmbysje fantastike të rezultatit.

partizan-dinamo kiev

Ozegoviç kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 34-t, ndërkohë që Tavamba dyfishoi shifrat në minutën e 42-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 dhe me një dominim total të vendasve.

Në pjesën e dytë ndryshoi totalisht fytyra e ndeshjes, teksa kontrollin e lojës e morën ukrainasit. Moraesh ngushtoi shifrat në minutën e 54-t me anë të një penalltie, ndërkohë që Bujalski barazoi rezultatin në minutën e 68. Përmbysjen e madhe e realizoi Moraesh i cili shënoi golin e dytë personal në minutën e 84-t.

Pas ndeshjeve të sotme, Dinamo e Kievit kryeson renditjen me 6 pikë të plota, ndërsa Jang Bojs mban vendin e dytë me 2 pikë. Partizani i Beogradit dhe Skënderbeut kanë nga vetëm një pikë përkatësisht në vendet 3 dhe 4. Në ndeshjet e radhës, Skënderbeu pret në Elbasan serbët, ndërsa Dinamo e Kievit pret në shtëpi Jang Bojsin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"