VIDEO/ Përmbysje e çmendur që në start, Arsenali tërbon “dhelprat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 22:59

VIDEO/ Përmbysje e çmendur që në start, Arsenali tërbon “dhelprat”

Jo më kot është nga kampionatet më të fortë në botë. Këtë gjë e dëshmoi më së miri edhe sfida hapëse e sezonit të ri të Premier Ligës mes Arsenalit dhe Lestërit e përfunduar me rezultatin 4-3 në favor të vendasve.

Zhirud

Dy përmbysje dhe plot 7 gola të lenë të kuptosh se për çfarë takimi bëhet fjalë. Sulmuesi francez Aleksandër Lakazet në minutën e 2-të kalon në avantazh “topçinjtë” duke realizuar golin e parë më fanellën e Arsenal. Vetëm 3 minuta ka zgjatur avantazhi i londinezëve pasi në minutën e 5-të Okazaki barazon shifrat në 1-1. Në minutën e 29-të bomberi Xhimi Vardi përmbys rezultatin duke kaluar “dhelprat” në avantazh.

Vardi

Pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë, Dani Uellbek barazon shifrat pas asistit të mbrojtësit Kolashinaç, duke dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në baraspeshë.

Uellbek

Me fillimin e pjesës së dytë Arsenali mori frenat e lojës në dorë. Kur pritej që skuadra e Vengerit të kalonte në avantazh, Vardi i befason të gjithë duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Lestërin.

Vardi

Londinezët mbledhin forcat dhe me golin në minutën e 83-të barazojnë rezultatin me anë të Ramsej. Dy minuta më vonë “shpëtimtari” Zhirud realizon edhe golin e avantazhit duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore tepër emocionuese.

Xhaka

Asistet e dy golave të fundit u dhanë nga mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka, i cili ishte një nga futbollistët më të dalluar në sfidën e sotme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"