VIDEO / Përmbysje e çmendur në shtesë e Totenhemit të Kontes, Mançester Junajtid u kthehet fitoreve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 23:26

VIDEO / Përmbysje e çmendur në shtesë e Totenhemit të Kontes, Mançester Junajtid u kthehet fitoreve

Totenhemi ka siguruar sot një fitore shumë të rëndësishme në luftën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve teksa ka mposhtur me shifrat 3-2 me përmbysje Leisterin me dy gola në minutat shtesë të ndeshjes.

ssssssss

Daka shënoi golin e avantazhit me rastin e parë që iu shfaq me Daka, por Kejn ishte në formë dhe para fundit të pjesës së parë arriti të barazonte rezultatin. Edhe pse Totenhemi dominoi, ishte përsëri Leisteri që gjeti rrjetën në pjesën e dytë, duke kaluar edhe një herë para falë Medison kur mbeteshin pak minuta nga fundi i duelit.

U duk sikur Leisteri kishte siguruar tre pikët, por Konte gjeti lëvizjen e duhur duke aktivizuar Bergvajn, me këtë të fundit i cili shënoi dy herë për të përmbysur shifrat në shtesë dhe siguruar tre pikët për ekipin e tij.

Ndërkohë, Mançester Junajtid i Ralf Rangnik i është kthyer fitoreve, falë të rinjve të cilët kanë bërë diferencën në transfertën ndaj Brentford. Suksesi 3-1 me golat e Elango, Grinud dhe Rashford kthen Mançester Junajtid në garë për një vend në zonën Champions.

Rezultatet
Leister-Totenhem 2-3
24’ Daka, 76’ Medison / 38′ Kejn, 90’+5’, 90’+7’ Bergvajn


Brentford-Mançester Junajtid 1-3
85’ Tonei / 55′ Elanga, 62′ M. Grinud, 77’ Rashford

ddddddddddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"