VIDEO/ Përmbysje e çmendur në minutën e 90-të, Suarez “zgjohet” dhe i jep Atletikos kreun e La Liga-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 21:44

VIDEO/ Përmbysje e çmendur në minutën e 90-të, Suarez “zgjohet” dhe i jep Atletikos kreun e La Liga-s

Atletiko Madrid është rikthyer tek fitorja në kampionat duke mundur 1-2 në transfertë Getafen.

suarez

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mitroviç në fundin e pjesës së parë, por për Atletikon mendoi Suarez. Sulmuesi uruguaian u bë i gjallë më në fund në La Liga duke u rikthyer të jetë protagonist.

Suarez shënoi golin e barazimit në minutën e 78-të, ndërsa në të 90-të shënoi dhe të dytin personal dhe golin e fitores për Atletikon.

Një 3 pikësh mjaft i vlefshëm për Atletikon që e ngjit në vendin e parë në kuotën e 14 pikëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"