VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Milani shpërdoron avantazhin e dyfishtë. Ançeloti triumfon ndaj Gatuzos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 22:28

VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Milani shpërdoron avantazhin e dyfishtë. Ançeloti triumfon ndaj Gatuzos

Napoli arriti një tjetër fitore me përmbysje në Seria A, pas asaj të javës së parë ndaj Lacios, këtë herë në shtëpi ndaj Milanit. Ekipi i Ançelotit, pas 49 minutash lojë, e pa veten në disavantazhin e dy golave, teksa Bonaventura dhe Kalabria, shënuan dy herë duke shtangur napoletanët.

napoli milan

Por, më pas të kaltrit reaguan, dy herë me Zielinskin, dhe më pas me Mertens 10 minuta nga fundi i sfidës, për rezultatin e përgjithshëm 3-2. Ekipi i Gatuzos hedh poshtë avantazhin e dy golave, dhe në ndeshjen e parë për këtë sezon në Itali, nuk arriti të dalë qoftë edhe me 1 pikë nga transferta e San Paolos.

 

 

LIVE | Napoli-Milan 3-2

GOL: Zielinski 53′ , 68′ , Mertens 80’/ Bonaventura 15′, Kalabria 49′

Mertens 80′

Zielinski 68′ 

Zielinski 53′ 

Kalabria 49′

Bonaventura 15′

 

FORMACIONET

Napoli: Ospina, Hysaj, Albiol, Kulibali, Mario Rui, Hamshik, Alan, Zielinski, Insinje, Kajehon, Milik.

Milan: Donaruma, Rodriguez, Romanjoli, Musakio, Kalabria, Bonaventura, Bilja, Kesi, Borini, Suso, Higuain.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"