VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Kutrone dhe Andre Silva i dhurojnë fitoren Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 17:05

VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Kutrone dhe Andre Silva i dhurojnë fitoren Milanit

Milani ka fituar 3-2 ndaj Kievos në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A. Kuqezinjtë shënuan të parët me anë të Çalhanoglu, por Kievo shënoi dy gola në pjesën e parë dhe Milani e mbylli në disavantazh.

trtrty

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe. Autorët e golave ishin dy sulmuesit, Kutrone dhe Andre Silva.

Milani kishte mundësi të shënonte edhe të katërtin, por Kesi gaboi nga penalltia.

milan

“Djalli” tani e sheh veten vetëm 3 pikë larg Lacios së vendit të pestë, dhe 5 larg Interit të vendit të katërt, në pritje të derbit të Madoninës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"