VIDEO/ Përmbysje e çmendur, 2 gola në minutën e 90-të. Kaljari fiton derbin e mbijetesës dhe mban shpresat gjallë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 23:02

VIDEO/ Përmbysje e çmendur, 2 gola në minutën e 90-të. Kaljari fiton derbin e mbijetesës dhe mban shpresat gjallë

Përmbysje e çmendur ka ndodhur në sfidën midis Kaljarit dhe Parmës, ku vendasit rikuperuan një disavantazh 1-3 për të fituar 4-3.

kaljari

Ndeshja ishe mjaft voluminoze ku në pjesën e parë u shënuan 3 gola. Parma kaloi në avantazh me Pecelën në minutën e 5-të, teksa mefushori Kuçka dyfishoi në të 31’. Kaljari ngushoi diferencat me sulmuesin Pavoleti në minutën e 39-të të takimit. Pjesa e dytë ishe po aq aktive sa e para, ku Man realizoi dhe të tretin për Parmën në të 59’.

Pika e kthesës për vendasit erdhi në minutën e 66-të, ku Marin ngushtoi përsëri diferencat në 2-3. Përmbysja e çmendur erdhi në minutat e fundit të sfidës, ku Pereiro në të 91’ dhe Çerri në të 94’ vulosën fitoren e Kaljarit.

Me këtë fitore Kaljari mban gjall shpresat për të qëndruar në Serinë A, teksa ndodhet në vendin e 18-të me 2 pikë larg Torinos së vendit të 17-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"