VIDEO/ Përmbysje dramatike e Kukësit, Kastrioti “qan” penalltinë e humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 21:52

VIDEO/ Përmbysje dramatike e Kukësit, Kastrioti “qan” penalltinë e humbur

Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat teksa ka përmbysur Kastriotin me rezultatin 1-2 në një përballje dramatike. Krutanët kaluan të parët në avantazh, teksa Roxher, lojtari në pronësi të Kukësit, që luan si i huazuar te Kastrioti ka ndëshkuar skuadrën e Cungut. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të krutanëve.

44448411_342515789641971_4793459350905552896_n

Në pjesën e dytë verilindorët arritën të përmbysni gjithçka me Shametin dhe Melon, ndërkohë që Kastrioti në minutën e 54-t, Roxher gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe humbet shansin e artë për të dyfishuar shifrat.

bandicam 2018-10-20 15-41-15-299

Edhe pse krutanët bënë një paraqitje dinjitoze, në fund janë lojtarët e Kukësit ata që festojnë në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

bandicam 2018-10-20 14-21-40-813

Kastrioti-Kukësi 1-2

Roxher 21′ / Shameti 55′ , Melo 82′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë. 

82′ GOOOOL KUKËSI 1-2. Verilindorët përmbysin rezultatin me anë të brazilianit Melo. 

77′ Zëvendësim i dytë te Kastrioti, largohet autori i golit dhe njeriu që humbi penalltinë Roxher, në fushë, Roxher.

75′ Pranë golit të dytë Kastrioti, shtylla shpëton portën e Stivi Frashërit.

74′ Tjetër mundësi për Kastriotin me Roxher, por topi shkon jashtë kuadratit.

68′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Marku, në fushë Lila.

66′ Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet Rrumbullaku, në fushë Zguro.

58′ Dzaria ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

55′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Çyrbja në lojë Ethemi.

55′ GOOOOL KUKËSI 1-1. Shameti barazon shifrat, pas një gjuajtje me kokë brenda zonës. 

54′ Roxher gabon nga pika e bardhë e penalltisë, teksa gjuajtja e tij është pritur nga Frashëri.

53′ Gafë e Stivi Frashërit, i cili pasi humbet topin, ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bardhit. Penallti për Kastriotin.

49′ Dzaria provon të jap shëndijën e parë me një gjuajtje me kokë brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë. Kukësi kryen zëvendësimin e parë, largohet Limaj, në fushë Dzaria.

Mbyllet pjesa e parë 1-0. 

45+1′ Pranë golit të dytë Kastrioti me Okebugun, por zgjatja e Frashërit është vendimtare, duke i mohuar golin e dytë krutanëve.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Gafa e Frashërit, i dhuron një top të rrezikshëm Mziut shumë pranë zonër, por futbollisti nuk e shfrytëzon

42′ Maliqi kroson bukur në zonë për Shametit që gjuan bukur me kokë, por pret në 2 kohë portieri Kuka.

35′ Donjet Shkodra provon me një goditje nga distanca, por topi shkon në duart e portierit Kuka.

25’ Top i gjatë sërish për Roxherin që del i vetëm përballë Frashërit, por ky i fundit është më i shpejtë dhe ndal topi

21′ GOOOOL KASTRIOTI 1-0. Roxher gjen rrugën e rrjetës. Braziliani merr një asist të bukur nga Bardhi dhe i vetëm në zonë e ka shumë të lehtë të shënojë. Kujtojmë që Roxher është në pronësi të Kukësit, teksa luan si i huazuar te Kastrioti. 

15′ Mundësi e artë për Kukësin, me Rexhinaldon, i cili del i vetëm përballë portierit, por nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

14′ Pranë golit Kastrioti me Roxher, i cili hyn bukur nga e majta dhe provon të shmangë Frashërin por ndërhyn mjaft bukur portieri, i cili largon topin në këndore.

5’ Shameti kroson në zonë për Rexhinaldon, i cili godet me kokë, por topi shkon mbi traun e portës.

4’ Kartonë të verdhë për dy futbollistë në këto momente. Ndëshkohen Arbër Çyrbja dhe Sokol Mziu.

1′ Ka nisur takimi.

Formacionet:

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Mziu, Shehu, Okebugu, Marku, Bardhi, Roxher.

Trajner: Elvis Plori

Kukësi:  Frashëri, Shameti, Cuculi, Maliqi, Rrumbullaku, Shkodra, Limaj, Shafik, Ëiliam, Çyrbja, Rexhinalo

Trajner: Armando Cungu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"