VIDEO/ Përmbysja e shekullit ndodh në Brazil, nga 0-2 në 3-2 dhe të gjithë golat në… shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:12

VIDEO/ Përmbysja e shekullit ndodh në Brazil, nga 0-2 në 3-2 dhe të gjithë golat në… shtesë

Një përmbysje me të vërtetë e çmendur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në raundin e dytë të Kupës së Brazilit, në ndeshjen mes Parana dhe Bahia De Feira.

COPA DO BRASIL 2020, PARANA CLUBE X BAHIA DE FEIRA

Pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura e dyta ka dhuruar spektakël, që ka çmendur tifozët vendas. Në minutën e 59’ Bahia de Feira kalon në avantazh me atë të Leo, teksa vetëm 10 minuta më vonë miqtë dyfishojnë shifrat me anë të Kazumba.

Ndeshja po shkonte drejt përfundimit, teksa miqtë po prisnin vetëm përfundimin për të shpërthyer në festë. Por, këtu ndodhi ajo që mund të quhet si përmbysja e shekullit. Thales në minutën e 92’ shënon për ekipin e Parana, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij për një barazim, të cilin e arrijnë vetëm 1 minutë më vonë.AF820200226016-960x640

Siç është edhe shprehja: “Oreksi vjen duke ngrënë”, pas barazimit, vendasit u hodhën në kërkim të fitores, e cila deri pak minuta më parë mund të quhej si pamundur. Ishte Breshan që çoi në një festë me të vërtetë të çmendur tifozët në stadium, duke realizuar edhe golin e 3-të për Parana në minutën e 99’, duke bërë që të kalojnë ata në raundin tjetër të Kupës.WhatsApp-Image-2020-02-26-at-21.29.49-970x550

Për sa i përket situatës në kampionat, Parana renditet në vendin e 7-të në kampionatin rajonal të Paraense, ndërsa Bahia De Feira renditet në të njëjtin vend në kampionatin rajonal të Baiano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"