VIDEO/ Përmbyset Interi, thyhet në “murin” e Dortmundit. Çelsi e Ajaksi barazim spektakolar, ndalet Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 23:56

VIDEO/ Përmbyset Interi, thyhet në “murin” e Dortmundit. Çelsi e Ajaksi barazim spektakolar, ndalet Napoli

U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë prej sfidave të raundit të katërt në Ligën e Kampioneve, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

hakimi dortmund inter

Borusia e Dortmundit arriti një fitore të madhe përballë Interit, teksa fitoi me rezultatin 3-2. Sfida ishte me dy fytyra, pasi në pjesën e parë ishin Lautaro dhe Vesino që gjetën dy herë rrugën e rrjetës për zikaltrit.

Ndërkohë, krejtësisht ndryshe ishte fraksioni i dytë. Hakimi shënoi golin e parë për verdhezinjtë në minutën e 51-të, ndërkohë Brandt barazoi në të 64-tën. Përmbysja e madhe erdhi në të 77-tën, ku ishte sërish Hakimi që shënoi pas një asisti të bukur të Sanços.

Në fund, Dortmundi mori 3 pikët, dhe merr vendin e dytë në grup me 7 pikë, ndërkohë që mbetet i treti me 4 pikë Interi. Kryeson Barça me 8 pikë.

liverpul

Liverpuli mori fitoren ndaj Genkut, falë fitores 2-1 në shtëpi. Goli i Uajnaldum u barazua nga Samata për miqtë, ndërkohë Okslejd-Çembërlejn shënoi të dytin sapo filloi pjesa e dytë. Napoli u ndal në shtëpi, në një barazim 1-1 ndaj Salcburgut, ndërsa një barazim spektakolar 4-4 arriti Çelsi me Ajaksin. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

 

FT | Dortmund-Inter 3-2

GOL:  Hakimi 51′, 77′, Brandt 64′ / Lautaro 5′, Vesino 40′

FT | Çelsi-Ajaks 4-4

GOL: Zhorzhinjo pen. 5′, pen. 71′, Azpilikueta 63′, Xhejms 74′ / Abraham aut. 2′, Promes 20′, Arrizabalaga aut. 35′, van de Bek 55′

FT | Liverpul-Genk 2-1

GOL: Uajnaldum 14′, Okslejd-Çamberlein 53′ / Samata 41′

FT | Lion-Benfika 3-1

GOL: Andersen 4′, Depai 33′, Traore 89′ / Seferoviç 78′

FT | Napoli-Salcburg 1-1

GOL:  Lozano 44′ / Haland pen. 11′

FT | Valencia-Lilë 4-1

GOL:  Pareho pen. 64′, Sumaoro aut. 82′, Kondogbia 84′, Torres 90’/ Osimhen 25′

FORMACIONET

bandicam 2019-11-05 20-13-23-089

bandicam 2019-11-05 20-13-46-585

bandicam 2019-11-05 20-14-01-280

bandicam 2019-11-05 20-14-14-603

bandicam 2019-11-05 20-14-33-776

bandicam 2019-11-05 20-14-49-606

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"