VIDEO/ Perlë nga jashtë zone, Holanda i falet dopietës së Uajnaldum. Fitojnë edhe Rusia e Skocia, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 19:58

VIDEO/ Perlë nga jashtë zone, Holanda i falet dopietës së Uajnaldum. Fitojnë edhe Rusia e Skocia, ja rezultatet

U luajtën pasditen e sotme, të tjera ndeshje të vlefshme për kualifikueset në EURO 2020.

holanda

Holanda vijon me fitoret, teksa mposhti në transfertë edhe Bjellorusinë, me shifrat 1-2. Heroi i “tulipanëve” ishte Xhini Uajnaldum, që shënoi dy herë që në pjesën e parë.

Në të 32-tën, ai zhbllokoi shifrat me kokë pas një krosimi nga Promes, ndërkohë që në minutën e 41-të, lojtari i Liverpulit lëshoi një të djathtë fantastike, me topin që përfundoi në trekëndësh. Goli i Dragun për vendasit në minutën e 54-t, vetëm sa i ngushtoi shifrat. Në fund, Holanda merr 3 pikë dhe ngjitet në vendin e parë me 15 pikë, 3 më shumë se Gjermania që luan në mbrëmje ndeshjen e saj ndaj Estonisë.

Në takimet e tjera, Rusia fitoi thellë në transfertë përballë Qipros, me rezultatin 0-5. Një rezultat të thellë, shënoi edhe Skocia, që mposhti 6-0 në shtëpi San Marinon. Në takimin tjetër, Hungaria kaloi minimalisht 1-0 Azerbajxhanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"