VIDEO/ “Perla” nga goditja e dënimit, shihni eurogolin e shënuar nga Nedim Bajrami ndaj Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 14:40

VIDEO/ “Perla” nga goditja e dënimit, shihni eurogolin e shënuar nga Nedim Bajrami ndaj Milanit

Empoli-Milan përfundoi me shifrat 1-3 për kuqezinjtë me një fund dramatik, e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A italiane.

Collage Maker-02-Oct-2022-12.25-PM

Serinë e golave e hapi Ante Rebiç në minutën e 79′, më pas barazoi Nedim Bajrami në minutën e 90+2′, dhe më pas realizuan kuqezinjtë e Piolit dy herë me Balo-Ture dhe Rafael Leaon, në minutat 90+3′ dhe 90+6′, duke marrë një fitore mes drithërimash.

Goli që shkëlqeu më shumë në këtë takim ishte i mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili shënoi një “perlë” nga goditja e dënimit.

23-vjeçari shqiptar goditi mjeshtërisht në një distancë e konsiderueshme teksa topi përfundoi në anën e portës ku po qëndronte portieri i Milanit, Tatarushanu.

Për fantazistin kuqezi, ky ishte goli i tij i parë sezonal në Serinë A me fanellën e Empolit në 8 ndeshje të zhvilluara.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"