VIDEO/ Perla në Champions, Ikardi si yll i NBA-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 10:55

VIDEO/ Perla në Champions, Ikardi si yll i NBA-së

Disa momente hyjnë me të drejtë në his tori, mbyllin një cikël, shënojnë startin e një epoke të re. Çaste intensive, të gjatë, plot kuptim, që duken thuajse të pafund: të duket vetja i plotfuqishëm. Gjashtë vite e gjysmë duke e kërkuar nëpër Itali, me gola dhe ditë të këqija.

000_1981OR

Dhe tre muaj duke e imagjinuar çdo natë. Më unë fund erdhi dita e sfidës së madhe, aq i dëshiruar sa nuk di ç’të presësh, sepse asgjë nuk do jetë njësoj si ëndrra. Mauro Ikardi dhe Champions-i, histori e një flirti të gjatë, një dashuri me shikim të parë. I mishëruar nga ajo goditje fluturimthi nga jashtë zone. Diçka e pazakontë në repertorin e kapitenit zikaltër: vetëm 5 nga 108 golat e shënuar me Interin janë nga distanca.

tumblr_pfalycWJXQ1vqb7ufo1_1280

Pra, për të bërë unike natën e tij të parë mes të mëdhave të Europës, Mauro nuk është kursyer duke u dhuruar 64 mijë tifozëve prezentë një moment magjik, një perlë me bukuri të rrallë, nga jashtë zone, si realizimet më të bukura të yjeve të NBA-së. Publiku ishte lojtari i shtuar, vërtet fantastik”.

“PADRON” I INTERIT – Paradoksi është që Mauro, pas krosimit të Azamoahs, nuk duhet të ishte në atë pozicion. Ose më saktë, me shumë mundësi nuk do ishte gjendur kurrë pa kontaktin në dyluftimin me DejvisDajer në mesfushë disa çaste përpara zhvillimit të aksionit. Sepse është mësuar të lëvizë në zonën e rreptësisë, të sulmojë portën, t’u vjedhë kohën kundërshtarëve duke shfrytëzuar shpejtësinë e krosimit dhe aftësinë për t’u koordinuar në një fraksion sekonde. E ndërkaq u ndodh atje me vonesë: nuk kishte kohë të sulmonte thellësinë dhe u vendos në limitet e zonës duke shndërruar shërbimin e Azamoahs në një kryevepër. Anoi trupin duke u ulur me shpatullën e majtë, goditi topin me gjysmëshputën e pjesës së jashtme të këmbës: sfera në këndin e poshtëm, “San Siro” në delir dhe Mauro sërish “padron” i Interit, kapiten jo vetëm i skuadrës, por i një populli të tërë. Një gol që ndryshoi historinë e sfidës me Totenhemin e ndoshta edhe të sezonit zikaltër.

000_1981VA

GOLI I JAVËS – Një kryevepër që, me të drejtë, është vendosur nga UEFA në listën për “Golin e javës” (përkrah rrjetave të Dembelesë së Barcelonës, Marianos së Realit dhe Sançezit të Bajernit). Sot Mauro ndodhet dy rrjeta larg kuotës 110 me fanellën zikaltër (110 si milionët e klauzolës prezente në kontratë), që shpreson t’i arrijë kundër Sampdorias, ish-skuadrës së tij, të shtunën për t’i vendosur “yllin” një jave të jashtëzakonshme. Drejt Gjenovës me besim: Sampi është “preja” e preferuar e argjentinasit.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"