VIDEO/ Perla e Shaqirit nga goditja e dënimit, Liverpuli triumf me 7 gola në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 23:05

VIDEO/ Perla e Shaqirit nga goditja e dënimit, Liverpuli triumf me 7 gola në Kupë

Xherdan Shaqiri nxori në pah klasin e tij në përballjen ndaj skuadrës së Linkoln të vlefshme për EFL Cup. Në minutën e 9-të, futbollisti me origjinë shqiptare rrëmbeu skenën duke nxjerrë nga repertori i tij një gol “alla Pirlo” nga goditja e dënimit, duke kaluar në avantazh Liverpulin, që triumfoi me rezultatin 2-7 ndaj skuadrës që militon në Ligën e Dytë angleze.

Shaqiri supergol

28-vjeçari u rikthye te goli pas afro 10 muajsh. Sfida e fundit që Shaqiri kishte shënuar ishte ajo e 4 dhjetorit të vitit 2019 ndaj Evertonit në triumfin 5-2 në sfidën e vlefshme për Premier Ligën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"