VIDEO/ Perla e Mazrekajt nuk mjafton, Laçi shpërbëhet në pjesën e dytë dhe i jep lamtumirën Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 23:55

VIDEO/ Perla e Mazrekajt nuk mjafton, Laçi shpërbëhet në pjesën e dytë dhe i jep lamtumirën Europës

Laçi ka dështuar në sfidën e kthimit përballë Petrokub, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke u mundur në Elbasan me shifrat 1-4.

bandicam 2022-07-28 21-33-42-895

Sfida nisi mirë për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro, duke gjetur avantazhin me një supergol nga Mazrekaj. Në fillimin e pjesës së dytë, kurbinasit shpërdoruan dy raste të pastar me Akinjemin dhe Malotën, të cilat mund të dyfishonin rezultatin.

Një autogol nga Cucin në minutën e 54’ solli baraspeshën në “Elbasan Arena” dhe në minutat 74’ dhe 75’, kapiteni Ambros shënoi dy herë për të eliminuar Laçin. Në minutën e 93’ Kojokaru mbylli llogaritë me golin e katërt.

Kështu kurbinasit duhet t’i thonë lamtumirë ëndrrës së tyre europiane, ku shpresonin se do të shkonin larg këtë sezon.

REZULTATI:

LAÇI 1-4 PETROKUB

Mazrekaj 38′ /  Cucin (A.G) 54′, Ambros 74′, 75′, Kojokaru 90+3′

MINUTË PAS MINUTE:

90+5′ Mbyllet sfida!

90+3’ GOOOL PETROKUB 1-4/ Kojokaru përfiton nga një kundërsulm për të shënuar dhe golin e katërt për moldavët.

90’ Zëvendësim i dyfishtë te Petrokub. Largohen Iosipoi dhe Bejan, në vendet e tyre Binzaru dhe Lupan.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

84’ Zëvendësim i dyfishtë te Petrokub, largohen Ambros dhe Bogaçiuç dhe futen Potirniçe dhe Çojaçaru.

80’ Mazrekaj lëshon një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij përfundon jashtë.

75’ GOOOL PETROKUB 1-3/ Ambros merr sërish një top dhe lëviz vetëm brenda zonës, ku lëshon një gjuajtje që përfundon në rrjetë.

74’ GOOOL PETROKUB 1-2/ Ambros merr një top të bukur dhe vetëm për vetëm me Dajsinanin arrin të kalojë miqtë në avantazh.

71’ Turçan godit nga një rrëmujë në zonë, por Dajsinani shpëton portën e kurbinasve në vijën fatale.

67’ Turçan lëshon një gjuajtjet të bukur nga jashtë zone, por Dajsinani reagon në kohë duke i mohuar golin e dytë miqve.

62’ Zëvendësim i dyfishtë te Laçi. Largohen Ziko dhe Babatunde, në vendet e tyre futen Roganoviç dhe Zarubica.

54’ GOOOL PETROKUB 1-1/ Një krosim në zonën e kurbinasve, shkaktoi një autogol të paqëllimshëm nga ana e Cucin për të barazuar shifrat në Elbasan.

50’ Mazrekaj dërgon një top të bukur në zonë, por devijimi i Malotës nuk shkon në rrjetë.

49’ Mudrac shkakton një ndërhyrje të rrezikshme dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

47’ Akinjemi lëviz mjaft bukur për të nxjerrë veten të lirë, por vetëm për vetëm me portierin nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2’ Mbyllet pjesa e parë!

45’ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

38’ GOOOOOL LAÇI 1-0/ Mazrekaj merr një top të bukur brenda zonës dhe lëshon një gjuajtje të fantastike me të djathtën, duke e lënë portierin të palëvizur dhe duke gjetur avantazhin për kurbinasit.

35’ Guindo lëshon një gjuajtje me kokë, por tentativa ndalet nga portieri moldav.

31’ Iosipoi jep një top të rrezikshëm brenda zonës, por nuk merret vesh mirë me shokun e skuadrës. rivënie fundore për kurbinasit.

25’ Ujka lëshon një gjuajtje surprizuese nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

20’ Akenjemi lëshon një gjuajtje me të majtën, por për fatin e tij të keq, topi shkon ngjitur me shtyllën.

19’ Zëvendësim i detyruar te Petrokub, futet në fushë Bejan në vendin e Sandut.

18’ Guindo lëviz bukur dhe lëshon një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte e lehtë për t’u kontrolluar nga portieri.

9’ Një krosim në zonë nga goditja e këndit gjen të lirë Mudrac, i cili me një gjuajtje me kokë nuk e dërgon dot topin në kuadrat.

8’ Sando lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, me topin që ndalet në shtyllë. Një gabim nga lojtarët kurbinas bëjnë që sfera të kthehet sërish në këmbët e Sandus, i cili kësaj radhe ndalet nga Dajsinani.

7’ Ujka merr një top nga Akinjemi dhe lëshon një pas për të gjetur Guindon, por topi përfundon në duart e portierit.

5’ Sandu merr një top të bukur pranë zonës kurbinase, por tentativa e tij e dobët shkon shumë larg kuadratit.

1’ Starton sfida në “Elbasan Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Velkoski, Malota, Çuçin, Turkaj, Babatunde, Ziko, Ujka, Mazrekaj, Akiniemi, Guindo.
Trajner: Sh. Duro

PETROKUB: Avram, Sandu, Mudrac, Zhardan, Platica, Revenko, Bogaciuc, Kotogoi, Turkan, Iosipoi, Ambros.
Trajner: I. Tabanov

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"