VIDEO/ “Perla” e Florencit dhe spektakli i Nejmar-Mbape, PSG-ja merr fitore tenistike në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 23:20

VIDEO/ “Perla” e Florencit dhe spektakli i Nejmar-Mbape, PSG-ja merr fitore tenistike në kampionat

PSG-ja ka marrë një fitore me shifrat e thella, teksa ka mposhtur me rezultatin 6-1 Angers në kampionat.

PSG

Ndeshja u zhbllokua nga një perlë e Florencit në minutën e 7’, i cili gjeti golin e parë me fanellën e kampionëve të Francës.

Nuk mungoi spektakli i Nejmar-Mbape, me brazilianin që shënoi dopietë, ndërsa francezi shënoi një gol dhe dha asist. Golat e tjerë u shënuan nga Gueje dhe Draksler, ndërsa për miqtë shënoi Traore. Kjo është fitorja e 4-t radhazi për ekipin e Tuhel në kampionat, që pas 6 javëve të para kanë grumbulluar 12 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"